A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Stresi

Origin: Tiranë  
Residence:  
Age: 30
Birthday: 15 June 1987
Zodiac sign: Binjaket

Music genres: Hip-Hop

Stresi is a very famous singer and songwriter. Arkimed Lushaj e nisi karrierën në vitin 2008, kur ishte 21 vjeç. Stresi është gjithashtu themeluesi i labelit muzikor “Bad Boys For Life”. Stresi u angazhua me muzikën që në fëmijërinë e hershme. Ka kënduar dhe interpretuar në disa shfaqje që organizoheshin për shqiptarët e diasporës në kohën kur familja e tij kishte emigruar në Belgjikë. Gjatë karrierës së mëvonshme ka qenë pjesëmarrës në disa festivale nga ku është vlerësuar me çmimin “Best Hip Hop”. Albumet e tij janë “Rrugë pa kthim” dhe “Bad Boys In Town”.

Stresi lindi në Tiranë dhe aty kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë deri kur familja u largua për në Belgjikë. Jetoi atje për disa vite deri në 2007-ën. Sapo u rikthye ishte koha për të nisur karrierën muzikore. Historia e emrit “Stresi” ka ardhur nga mënyra sesi e ëma e thërriste kur ishte i vogël. Djali çapkën kishte tentuar të largohej me shokët për në Greqi, ndaj mamaja e quante “Stresi”. Ai është fëmija më i vogël i familjes me tre fëmijë. Ka një motër dhe një vëlla më të madh. Përpos muzikës, Stresi ka përfunduar studimet e larta për Psikologji edhe pse asnjëherë nuk e ka ushtruar profesionin për shkak të karrierës muzikore.

Angazhimet e para muzikore kanë nisur në kohën kur jetonte në Belgjikë. Atje merrte pjesë në aktivitete të ndryshme që organizoheshin për shqiptarët e diasporës. Për publikun e gjerë u bë i njohur në vitin 2008. Ishte pjesëmarrës në Top Fest me këngën “Sonte është nata jem”. Po në të njëjtin vit publikoi klipin e parë “Si me lek Si pa lek”. Stresi ka krijuar disa këngë dhe e para ka qenë “Unë jam”. E krijoi në vitin 2004 kur nuk ishte ende i njohur. Ai ka marrë pjesë në “Kënga Magjike” dhe “Top Fest” ku ka fituar “Best Hip Hop”. Bashkëpunimet gjatë gjithë karrierës janë të shumta edhe pse Stresi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ndonjë grupi muzikor. Ai është themelues i Labelit “Bad Boys For Life”.

Stresi ka publikuar dy albume. “Bad Boys in Town” dhe “Rrugë pa kthim”. Nga pjesëmarrjet në festivale ka dalë gjithmonë me çmime. Është vlerësuar dy herë me “Best Hip Hop” në “Top Fest” dhe 3 herë me “Best Hip Hop” në “Kënga Magjike”. Menaxheri muzikor, aktual, është Flor Bana.

» Edit Bio »

Submissions by:  Serpente    Rinor3    gentrit    MrLyricaal    jeton98    ALDOooo    Adela1  

Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  1113

  • Find Stresi on social networks:


More news about Stresi »




lyrics.al © 2007 - 2017