A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Teuta Nuk I Ndahet Baladave


Choose star rating

Rating:  3.7 / Votes cast:  3
[19-10-2014]
Ka pasur një verë të suksesshme. Por kjo nuk nënkupton që këngëtarja Teuta Selimi do t’i japë pushim vetes. Ajo është duke punuar në një projekt muzikor i cili do të lansohet shumë shpejt, për t’i lënë radhën pastaj koncerteve që do t’i mbajë me diasporë. Kështu së paku ka treguar vet këngëtarja në një intervistë për gazetën Tribuna, ku ndër të tjera ka folur për plaçkitjen që ka ndodhur para disa ditësh në shtëpinë e saj, për jetën private dhe për shumëçka tjetër.

Nuk ka shumë ditë që këngëtares Teuta Selimi i është plaçkitur shtëpia nga disa persona, të cilët janë të panjohur për organet e rendit dhe për vet këngëtaren. Ajo në një bisedë për gazetën Tribuna ka pranuar se rreth orës 4 apo 5 të mëngjesit të së premtes disa persona kanë hyrë në shtëpinë e saj ku kanë vjedhur disa gjësende me vlerë. “Po, është e vërtetë se shtëpia ime është plaçkitur nga disa persona që kanë marrë një shumë të parave, Iphone 5S dhe disa gjëra të tjera, ndër to edhe syzet e mia”, ka theksuar këngëtarja.

Ajo gjithashtu ka thënë se rasti është duke u hetuar nga policia dhe deri më tani nuk ka asgjë të re por që janë në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente. E përveç që ka treguar për këtë rast, këngëtarja ka folur edhe rreth angazhime në aspektin profesional. Ajo ka thënë se është duke punuar në një baladë që do të lansohet shumë shpejtë. “Jam duke punuar në një këngë të, re e cila do të jetë një baladë që është shkruar nga Ilir Berani, kurse orkestrimi është bërë nga Virusi dhe do të publikohet pas një muaji”, ka shtuar Teuta.

Kësaj këngë do t’i realizohet edhe videoklipi për të cilin këngëtarja ende nuk e ka përzgjedhur produksionin i cili do ta punojë atë. “Nuk e di kush do ta realizojë, por kënga do të ketë edhe klipin pasi që ky projekt ka një përmbajtje interesante dhe nuk kam dëshirë që ta lë pa klip”, ishin fjalët e saj. Kurse sa i përket bashkëpunimeve me këngëtarët e tjerë, Teuta ka treguar se do të ketë edhe këngë duet, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Në vazhdën e angazhimeve profesionale, këngëtarja ka përmendur edhe realizimin e një albumi të ri për të cilin ka thënë se do të dalë në muajin mars apo prill të vitit të ardhshëm. “Kam menduar edhe për album dhe besoj që në tre muajt e parë të vitit 2015 do të del edhe albumi im që do të ketë këngë të mia solo, por edhe bashkëpunime me këngëtarët e estradës”, ka shtuar ajo.
Mest: Shumë shpejt do t’i fillojë koncertet në diasporë

Teuta gjatë bisedës ka folur edhe për pjesëmarrjen e saj nëpër dasmat dhe mbrëmjet rinore që i kishte të organizuara gjatë stinës së verës dhe ka thënë se ajo ishte shumë aktive si në Kosovë dhe në Shqipëri. “Po edhe në këtë verë kisha shumë mbrëmje e dasma të ndryshme në të cilat kam kaluar mjaftë mirë”, ka theksuar ajo. Por sa u përket koncerteve, këngëtarja nuk do të pushojë as gjatë stinës së vjeshtës. Kjo pasi që ajo do të jetë prezente edhe në shumë mbrëmje që janë të planifikuara të mbahen në diasporë.

“Mbrëmjet në diasporë do t’i filloj shumë shpejt. Pas disa ditësh do të jem në Rinora 4 në Zvicër, e për të vazhduar pastaj në shumë shtete tjera ku ka shqiptarë”, ka thënë ajo. Teuta do të kthehet herë pas here edhe në Kosovë, ku do të jetë pjesë e xhirimeve që bëhen për festat e fundvitit, ndonëse ajo nuk i preferon shumë këto xhirime.
“Do të marrë pjesë vetëm në dy apo tri xhirime të vitit të ri, sepse nuk është se më pëlqen shumë që të marrë pjesë në evenimente të tilla”, ishin fjalët e këngëtares. E pyetur në fund të intervistës se a mendon që ta rrisë numrin e anëtarëve të familjes, këngëtarja ka thënë se tani për tani nuk mendon që të marrë një hap të tillë. “Jo boll jemi njëherë, nuk mendoj që të kem një fëmijë tjetër”, ka thënë këngëtarja Teuta Selimi.
 (Tribuna)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018