A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
19/01/2018 - 27/04/2018
Studiot E Top Channel, Tiranë
Attendees: Ledion Liço
Top Channel / Top Albania Radio

Të njëjtat emocione drithëruese, e njëjta skenë madhështore, pret këtë herë hapat e më të vegjëlve. ‘The Voice of Albania’, formati më i suksesshëm i talenteve vjen këtë sezon në Top Channel i përshtatur për moshat 6 deri në 14 vjeç.

‘The Voice Kids’, shfaqja ku fëmijët emocionojnë të rriturit, ku pasioni i tyre për muzikën është më i madh se vetë mosha e tyre. Ata janë guximtarët e vegjël që sjellin në skenë bashkë me zërat e ëmbël dhe frikën, pasigurinë, çiltërsinë dhe ëndrrat e fshehura në sirtarë shumëngjyrësh.

Trajnerët do të jenë aty, të gatshëm për t’i dëgjuar, këshilluar e përkrahur. Gjithmonë të vëmendshëm për t’i dëgjuar deri në notën e fundit. Kush do të fshihet pas një zëri të brishtë? Ata do të donin t’i shihnin, t’i bashkëngjisnin një imazh zërit që dëgjojnë. Por këto janë “Audicionet e Fshehura” e atyre, i mbetet vetëm t’i imagjinojnë deri kur shtypin butonin, duke i dhënë shpresë një ëndrre fëminore.

Nga ky çast, të gjithë ne i njohim konkurentët, i shohim garë pas gare, i dëgjojmë të këndojnë, të shfaqin më të mirën e tyre, të perfeksionohen pas çdo dalje… ose ta humbin mundësinë për t’i shkuar shfaqjes deri në fund.

Publiku i do ata të gjithë… ndonjërin edhe më shumë, e prandaj kërkon të dijë, do t’i njohë, të mësojë më shumë kush janë ata e pse zgjodhën të jenë në këtë garë.

Publiku do të dëgjojë si këndojnë ata, e si do t’i vlerësojë trajneri… do të ndjekë hap pas hapi këtë proçes seleksionimi e maturimi, do të emocionohet, të gëzojë e të përlotet me tinguj që përcjellin zërat e rinj. Prandaj ndjek çdo dalje në ekran, lexon ç’ka mediat thonë, vlerëson për mirë a keq secilin prej tyre dhe zgjedh atë që pëlqen më shumë, e mbështet dhe emocionohet bashkë me të e në fund… voton për të, sepse ai e meriton të jetë i pari.

Është spektakli i zërit, atij më të mirit! Është shfaqja e të gjithëve që nga ekrani duan emocione të bukura, garë të vërtetë, fitues brilantë!


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  15




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018