lyrics.al
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Top Fest 11

08/06/2014 - 08/06/2014
Pallati i Kongreseve, TIRANE
Attendees: Ledion Liço, Marina Vjollca & Luana Vjollca
TV/Radio: Top Channel / Top Albania Radio
Soni Malaj është fituesja e “Top Fest 11” me këngën “Me të jeton”.

Pas javësh të tëra prezantimi në ekranin e Top Channel dhe netëve gjysmëfinale, nata e madhe e ndarjes së çmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve, dhe u transmetua drejtpërdrejt në Top Channel.

Nën prezantimin e Ledion Liços dhe Marina e Luana Vjollca në mbrëmjen finale të edicionit të 11 të "Top Fest," u ngjitën në skenë artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme.

Fituesja u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales.

Gjate mbrëmjes finale u ndanë dhe 12 çmime. Fituesit sipas kategorive

Fituesja e “Top Fest 10” Samanta Karavello dha çmimin "Best RNB", i cili shkoi për Mariza Ikonomin.

Këngëtarja e re Sigi Basti ishte fituese e çmimit "Best New Artist", i cili mundësohej nga fondacioni “Dritan Hoxha” dhe u dha nga Lori dhe Sara Hoxha.

Çmimi “Këngëtarja më e mirë femër” u fitua nga Soni Malaj. Ndësra Olta Boka dhe Erik Lloshi morën çmimin e “'Top Albania Radio”.

Finalistët e "Big Brother 7" Valeri, Jona si edhe fituesja e tij Nevila dhanë çmimin “Best Group” për LYNX. Çmimin e "Internetit" e fitoi Era Rusi me këngën “Hajde me ne”. Ndërsa “Best Video” u fitua nga Shpat Deda.

Xhensila Myrtezaj me këngën e saj “Jeton tek unë” ishte fituesja "Best Pop Rock". Ndërsa çmimi “Best Duet” i dhënë nga Eneida Tarifa, fituese e “Top Fest 7”, shkoi për vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi.

Top Fest 11 Top Fest

Choose star rating
  Rating:  4.6 / Votes cast:  199



Loading...


Kalendari
22/02/2017

This Week's Poll
   19-25 Shkurt 2017

Kënga Më E Mirë E Noizyt?

  Number 1

  Big Body Benzo

  Gangsta Love

  Anytime Anywhere

  Gipsy Lover

  Çfarë Ti Bëj

Vote