A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shkollën

Ikonë

Shtatëdhjetë e pesë poetë të IKONËS
Jetësuar janë në këtë lapidar
Nga e kaluara me shkronja përcjellur
Shtegtojnë drejt shtegut të përjetësisë.

Dhënë kanë dashuri viktim lot jetë
Mbretëreshës së shkronjave poezisë
Janë aty bohemët zonjat mistreset dashnorët
Bashkuar me ndërkombëtarë në qiellin sublim art.

Në mbretërinë e Pellazgëve shumë të lashtë
Lindur janë emisarët e letërsisë shqipe
Prore me popullin dhimbjen kënaqësinë ekstazën
Ndier kanë në thellësitë e shpirtit.

Ngritur janë luftëtarët për pavarësi doemos
Mbështetur me gjoks pushkë shkronja të shumtë
Rrugëtuar kanë bjeshkëve varfërisë në acar
Shënjestruar atdhedashurinë të shenjtën kauzë.

Rrugë të gjatë biblike kanë bërë
Duruar barbari egërsi djajt e shëmtuar
Çasti i burrërisë së bujarëve me flamurin kuqezi
Me epsh të pashuar vendosur kanë
Të jetësojnë qëllimin Bashkimin Shpirteror.

tyran prizren spahiu
vargje poetike IX
IKONE

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  4.8 / Votes cast:  9





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018