A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shkollën

Kushtuar Erjon Muça

Shteti gjendur në furtune të kohës,
Jetësohej në perlën e bregdetit Adriatik,
Pak vite pas kohës së mjegullt,
Erdhi në jetë penda e kristaltë e lumturisë.

Studios natyrë e veprave të përkryer ART,
Nxitën dhuntinë e kalorësit të vetmuar,
Veçuar të futet thellë në pafundësi,
Etur të gjej të fshehurat e sundimit kritik.

Fuqinë misterioze të vlerësimit,
Analizë e gjeniut të veprave klasik,
Larguar tejdetit në dhe të huaj,
Netët e gjata shoqërohet me fëmijërinë e Adriatikut.

Vrasësi i Shpirtrave kujton të huaj pushtuesin,
Motiv kurrë më e pasur sfidon,
Çanta e Mistershme zbulon Urtakun,
S’bashku të shkrirë në thesar janë për pasardhësin.

Gurët e çmueshëm sundojnë në Iluzion,
Alkemi që magjepsë piktorin e shkronjave,
Pritshmja nesër do sjellë kapital vepra,
Eksituar do shfletojmë të rrallës vëllimin.

Tyran Prizren Spahiu
IKONË

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018