A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për 17 Shkurtin

01.05.1999

Djali im ''nesër udhëtoni''
fëmijët, gratë, nëntë frymor,
ballë bërë duhet sfidave në rrugë
i fortë bëhu, do lutemi për ju.

Plak, vështirë është, kaluar duhet kufirin
lajmet ngarendin, torturë e paparë,
rrugës kufoma ka
vërtet tmerr ndodh, nuk di si do bëj!

I imi djalë dëgjo, rrugëdalje nuk kemi
çmos duhet bërë, në duar të Zotit jemi,

Rruga gjarpër nga postblloqet e shumtë
qetësi që vet natyrën frikëson,
gjak, kufoma të fëmijëve kemi parë
nga larg shihet kufiri i palarë.

Momente sa gjithësia vet
ç'do ndodh, të vrarë do jem,
apo ndoshta, hapur kanë portën
të shtegtojnë në sigurin e mëmëdheut.

Nga larg krismat dëgjohen
janë burrat që shembur kanë gurët,
ndiej shpirti më buzëqesh
ushtarët janë, po, po, ushtarët e popullit!
U ndalëm
përqafova fëmijët e çuditur
befasur më shikjonin
babi ç'ndodh, pse ky gëzim,?
...eh..., së shpejti do kthehemi
një herë e përgjithmonë BREZAT shpëtuan djali im!

- Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  4.4 / Votes cast:  32





lyrics.al © 2007 - 2018