A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Unikkatil
  • Origin:
  • Prishtinë 
  • Residence:
  • Sh.B.A. 
  • Age:
  • 36
  • Birthday:
  • 18 March 1981
  • Zodiac sign:
  • ♓ Peshqit
Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  8026
Music genres: Hip-Hop

Unikkatil is a very famous singer. Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil është nje repper nga Prishtina qe jeton në Bronx, New York. Shkollën fillore e mbaroi në Prishtinë. Më pas u regjistrua në gjimnazin "Sami Frasheri". Në fillim ishte një nxënës i shkëlqyer por më vonë u bë problematik dhe u përjashtua tre herë nga shkolla.

Në vitin 1992, Unikkatili inqizoi kënget e tij të para “Demokraci” dhe “Ta Zhdukim Policin” dhe në vitin 1993, ai inqizoi këngen e parë profesionale me titull "Zingjirt Që S’kputen”. Në të njejtën kohë Viktori ishte pjesë e ekipit të Karates Studenti, Ku tranjer i tij ishte Sulejman Jetullahu. Pas disa vitesh, saktësisht në vitin 1995, Viktori përjetoi një tragjedi, ku shoku i tij i ngushtë, Dren Thaqi humbi jetën pasi u godit nga treni. Per këtë që ndodhi, Unikkatili inqizoi këngën “Shpirt N’Paqe” si kujtim për Drenin. Në kohën kur për një fjalë kundër Serbisë paguaje shtrenjtë, Unikkatili bëri këngë në të cilat përmendeshin emra te policve serb si ajo “Vdekje Serbisë” e megjithatë Radio sklleravia ne Prishtinë nuk i trasmetonte, kështu që nga të gjitha këngët e Unikkatilit të asaj kohe u transmetua vetëm kënga “Shpirt N’Paqe”.

Ne vitin 1996 Unikkatili me gjithë familjen e tij shkuan në Amerikë saktëshisht në Bronx, New York. Unikkatili atje ndërtoi studion e tij te quajtur “Conqueror Records”.

Nga viti 1998 deri në vitin 2000 ai bëri vetem këngë anglisht. Nga kënga Bloody Alboz që Unikkatili e bëri bashkë me shokun e tij Milotin lindi ideja që të krijojn edhe grupin The Bloody Alboz (Shqipet e Përgjakshme). Pra ne vitin 2000 u krijua grupi i mirënjohur TBA antarët e parë që ju bashkuan grupit ishin: Unikkatili, Miloti, Presioni, Z.E.F, Klepto, Cyanide, Jetoni, B52, NAG, Tani Grupi ka shumë antarë. Unikkatili gjatë këtyre vitëve realizoj shumë këngë dhe shumë bashkëpunime.

Në vitin 2002, Unikkatil publikon albumin e parë "Shihemi N'perkujtime".

Në vitin 2004, Unikkatil publikon albumin "Fjalt E Pavdekshme".

Në Dhjetor 2005, Unikkatil merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Bloody Bloody Alboz".

Në vitin 2005, Unikkatil publikon albumin "Unikkatil Prezanton The Bloody Alboz".

Në vitin 2006, Unikkatil publikon albumin "Armiq’t Suprem" dhe së bashku me anëtarët e TBA mbajtën koncert në New York.

Në vitin 2007, Unikkatil publikon albumin "Kanuni I Katilit".

Më datë 22 Korrik 2008, Unikkatil publikon videoklipin "Veq Edhe Ni Her", në bashkëpunim me Cyanide.

Në vitin 2009 Unikkatili mbajti koncert në Zvicër. Në koncert morën pjesë më shumë se 6000 njerëz dhe ishte koncerti më i madh i realizuar në Europë nga një këngëtar Shqiptar.

Në vitin 2011 Unikkatil u rikthye me dy këngë njëra kënge ishte në bashkpunim me reperin e mirnjohur 2po2 dhe kënga tjtër në bashkpunim me shkokun e grupit Klepto, të dyja këngët thyen rekord në YouTube dhe në iTunes.

Më datë 15 Korrik 2012, Unikkatil mbajti Koncertin e tij të parë ne Kosovë, ku ka shfaqur një performancë epike në stadiumin e qytetit të Prishtinës, duke ndezur rreth 25 mijë të pranishëm. Ai përformoi për më shumë se dy orë dhe shfaqi një prej performancave më të mira ndonjëherë, duke kënduar madje edhe dissat. 15 korriku mbeti në histori si koncerti më madhështor i mbajtur ndonjëherë në Kosovë. Kenga "Kuq e zi" ka qenë per një ditë kënga më e komentuar ne YouTube.

Ne vitin 2015 ai beri buje me kengen "Per Qato" si dhe pati nje bashkpunim me anetarin e TBA Kobra ne fillim te vitit 2016.

Më datë 20 Nëntor 2016, 2po2 publikon videoklipin "Kryt Nalt", në bashkëpunim me Unikkatil.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  Gazmend    Gazmend    Churchill    egzonche    artizhsh    AdDwannTBa    zingjirtt    Gazmend    bestgroup    EnisiBoy    DadoTBA    EnisTBA    colafanta1    MIRANNS  

T.B.A.

(Current leader)

Facebook

Profile

Instagram

Account

Add New

Official Profiles


More news about Unikkatil »




lyrics.al © 2007 - 2018