Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Unikkatil News

  • 05-03-2016
    Reperi i njohur Unikkatil ka publikuar sot në rrjetin e tij social në Instagram një foto ku shihet pranë memorialit të Adem Jasharit në Prekaz me rastin edhe të 18 vjetorit të masakrës të familjes Jasharaj. Megjithatë mbetet e çuditshme koha kur është realizuar kjo foto. Unikkatili nuk ka paralajmëruar kohëve të fundit se nëse është apo do të vijë në Kosovë. Mbase fotoja mund të jetë realizuar edhe më heret....
  • 20-02-2016
    Reperi i njohur Unikkatili nuk ka qenë asnjëherë i deklaruar apo mbështetës i projekteve të artistëve të tjerë, mirëpo së fundmi ai na ka befasuar me dicka... Unikkatili ka publikuar në fan page-in e tij në Facebook linkun e këngës më të re A e man men të grupit Troja dhe në mbishkrimin e këngës ka kërkuar mbështetje nga fansat për këtë këngë: Kët sen ma dërgoj ni mik n'telefon. M'pëlqej, ngone. - ka shkruar Unikkatili....

  • 15-02-2016
    Reperi i njohur shqiptar por që jeton & vepron prej shumë vitesh në Amerikë, ka publikuar këngën e tij më të re bashk me Kobran, antarin tjetër të label-it T.B.A. Kënga titullohet Ndryshe dhe është publikuar në versionin Lyrics Video në youtube. Kjo këngë vjenë pas një pauze të gjatë të Unikkatilit në tregun shqiptar. Këngën mund ta gjeni edhe me tekst mundësuar nga teksteshqip.com....

  • 22-11-2015
    Njëri prej reperëve që bëri emër pa videoklipe dhe pa asgjë, Viktor Palokaj pritet që të sjell një film dokumentar për fansat e tij Hitet e tij, por edhe albumet janë më të dëgjuarit dhe më të shiturit në Kosovë. E tërë këtë Viktor Palokaj e bëri pa ndonjë bujë nëpër media, duke mos realizuar spote – thjesht duke bërë këngë të cilat më vonë i plasonte fillimisht nëpër bllogje të ndryshme të internetit dhe më vonë edhe në Youtubee. Si e arriti këtë famë, reperi pritet që të tregoj në një dokumentar që thuhet se do ta realizojë...

  • 08-11-2015
    Reperi Rebel a.K.a UniKKatil pritet që shumë shpejt të sjell edhe një këngë të re. Reperi, i cili gjatë verës lansoi këngën “Për qato”, ku pati një sukses të madh, sidomos për tekstin e këngës, këngën e re do ta lansoi në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit....

  • 19-10-2015
    Se ai ka një numër të madh të fansave kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi. Fjala është për reperin Unikkatil i cili së fundmi është habitur nga një surprizë që i është bërë nga një fans i tij. Ai ka vendosur që të jetë fytyra e reperit, të cilën do ta bëjë tatoo në dorën e tij. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë reperi përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ku edhe ka publikuar foton e fansit të tij....
  • 08-10-2015
    Reperi shqiptar Unikkatil i del në krahë opozitës. Së paku kështu është shprehur vetë reperi përmes një statusi të lëshuar në profilin e tij, raporton Indeksonline. Ai ka treguar që nuk është me asnjë parti politike, por që ka mbështetur vendimin e opozitës për zbulimin e pikturave me motive kombëtare të cilat gjenden në hollin e Kuvendit të Kosovës. Përndryshe Reperi Unikatil nuk është hera e parë që përcjellë ngjarjet politike në vend ai duket që edhe pse larg vazhdon të jetë në ngjarje për ndodhit në vend....

  • 26-08-2015
    Reperi i njohur Unikkatili ka shpërthyer sot me një koment të cilin e ka postuar në rrjetin e tij social në Facebook. Ai i ka quajtur disa nga politikanët tanë që janë në pushtet si pakurrizorë. “A erdh koha me jap DORËHEQJE këta pakurrizorë pa pikë dinjiteti që i ngulin Kosovës thikën në shpinë?”” - ka shkruar Unikkatil në postimin e tij. Me këtë deklaratë ai ka dashur të tregoj se është ndjerë i revoltuar për marrëveshjen e cila është nënshkruar Kosovë-Serbi, dhe për 5 marrëveshjet e tjera që pritet të nënshkruhen....
  • 17-08-2015
    Reperi kontrovers, me gjuhë të ashpër, së fundi është rikthyer me këngën me titull Për Qato. Ndonëse Viktori nuk përmend emra në tekstin e këngës, mediat kanë aluduar pafundësisht, duke bërë me gisht drejt reperëve të ndryshëm. E, Unikatikili në një nga pjesët e këngës Për Qato, pjesë kjo që përmban gjuhë eksplicite, ndër tjerash thotë: M'intereson me pa, qa ki me bo kur të kthehna. Thuhet se e ka me Getin. Ky i fundit është aktual me këngën S'jena mo....

  • 02-08-2015
    Reperi i njohur Unikatil pas publikimit të këngës së tij më të re mbrëmë Për Qato e ka kuptuar se fansat e tij kërkojnë projekte muzikore të vazhdueshme nga ai. Për Qato është kënga e tij e parë për 2015-tën, e ndërsa ka kaluar gati një vit që Viktori nuk ka publikuar ende as një këngë. Megjithatë ai me një postim mbrëmë në rrjetin etij social në facebook bëri të ditur se fansat etij meritojnë më shumë këngë, andaj do të kujdeset që tash e tutje të publikojë më shumë se 1 këngë në vit. Ju Shqipet e Përgjakta e meritoni m...

  • 01-08-2015
    Reperi i njohur kosovar i cili prej vitesh jeton në Amerikë Unikkatili ka publikuar këngën e tij më të re, të shumëpritur Për Qato. Kënga është hedhur në youtube në versionin Lyrics Video, e ndërsa mund ta gjeni edhe në teksteshqip.com. ...

  • 12-07-2015
    Reperi Shqiptar qe jeton ne Bronx (NEW YORK) shume i njohur Viktor Paloka i njohur si Unikkatil ka paralajmeruar fansat e tij te flakt ne rrjetin social Facebook qe kenga e tij e re publikohet me 1 Gusht 2015. Ky lajm i ka gezuar te gjithe adhuruesit e tij shqiptar....

  • 10-07-2015
    Reperi i njohur Unaikatili me rastin e dhënies së 3 pikëve sot kombëtares Shqipërinë për rastin e ndodhur në lojën Serbi-Shqipëri në tetor të vitit të kaluar është ndjerë shumë i lumtur ashtu si çdo shqiptar. Gjithatu Rebel A.k.a Unikkatil u kujdes edhe për një status në rrjetet e tij sociale, i cili ishte i thjeshtë për nga përmbajtja, por që më së shumti dominojnë sharjet për Serbinë....
  • 26-06-2015
    Reperi i njohur kosovar që vepron dhe jeton në SHBA, Viktor Palokaj që njihet si Unikkatil, e ka ftuar një hoxhë të njohur në Kosovë për të pirë kafe. Këtë e ka zbuuar vet Mulla Osman Musliu për emisionin Komuteti, duke folur për raportet e tij me njerëzit e besimeve tjera. “Mua më ka shkru edhe një Unikatil, një djalë prej Amerikës. Dhe i kamë thanë se kur të vij do të dalim të pimë edhe caffe”, tha Mulla Osmani....

  • 18-03-2015
    Reperi i njohur Unikkatil ka festuar ditëlindjen e tij të 34-rt, dhe me këtë rasti ai ka marrë shumë urime nga fansat e tij, e më pak nga kolegët. Një nga komentet më të veçuara të fansave ka qenë: më shumë “dhez një foto e Unikkatilit, se High 3”. Unikkatili ka postuar edhe një foto në rrjetin e tij social Facebook ku i ka përshëndetue të gjithë fansat e tij....

  • 23-06-2014
    Unikkatili u sulmua në skenën e një koncerti në Zvicer me një shishe. Me këtë rast reperi e ftoi në skenë atë që e gjuajti dhe të tregohet trim. Ky fans u tregua trim dhe shkoi për ballë Unikkatilit, i cili më pas me mirësjellje e ktheu kah publiku dhe i tha të shkonte në vend. Besohet se në dalje të koncertit vetura (eskorta) e Unikkatilit u sulmua me një shportë mbeturinash nga disa fansa të pakënaqur....

  • 22-06-2014
    Reperi shqiptar Unikkatil, mbajti me shumë sukses koncertin e tij të shumëpritur në Zvicër. Ishte salla në Fribourg që u rezervua për një prej veteranëve të hip hopit shiqptar. Mijëra të pranishëm shqiptarë nga diaspora paguan biletën jo dhe aq të lirë për koncertin e krijuesit të shumë hiteve të hip hopit shqiptar. Telegrafi merr vesh se koncertit i paraprinë disa këngëtarë të njohur të skenës si Gjira dhe të tjerë artistë, teksa ai u pasua edhe nga disa gjeste kontraverse të fansave, ku në mesin e tyre kishte që nuk ishin të ...

  • 21-06-2014
    Legjenda e repit shqiptar, Unikkatil, ka mbërritur në Zvicër, aty ku sot do të performojë para fansave të tij nga diaspora. Pas koncertit në Prishtinë në 2012, që arriti numër rekord të fansave (më shumë se 25 mijë), Unikkatil do mbajë koncert në Fribourg, qytet i Zvicrës. Në këto ditë, pritet që Unikkatil të lansojë edhe albumin e tij të ri....

  • 08-06-2014
    Reperi shqiptar, Unikkatil, ka publikuar këngën e tij më të re me tekst, të titulluar “Si Ni Vakt”. Eshtë ky një bashkëpunim me Presionin dhe Big T, që e rikthen në skenë reperin e njohur shqiptar. Fansat me padurim e me orë të tëra pritën lansimin e këngës së re të Unikkatilit dhe ajo çka panë ishte vërtet reperi i tyre i adhuruar me një stil më ndryshe e tekst interesant. Kjo këngë u paralajmërua javë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale, me anë të të cilës Rebeli ka bërë të ditur se do të mbajë edhe një koncert në Z...

  • 07-06-2014
    Legjenda e repit, Unikkatil, pritet që sot në orën 20:00 ta publikojë këngën e tij më të re. Si duket Qershori është muaji i preferuar i Katilit, pasi pikërisht në këtë muaj, ai para një viti publikoi këngën e fundit U qova pi vorri Në këtë muaj, përveç këngës së re, Unikkatili do mbajë koncert në Zvicër dhe do publikojë albumin e ri....

  • 02-06-2014
    Legjenda e Rapit, Unikkatil ka njoftuar se pas pak ditesh do ta publikojë këngën e tij të re. Shumë pyetje se kur lansohet kënga e re e Unikkatil-it. Kënga e re lansohet të shtunën rreth orës 20 !!! Kështu bën të ditur Unikkatili në faqen e tij zyrtare në Facebook. Të shtunën me datë 7 Qershor 2014 në ora 20:00 del kënga e re e Unikkatil!! Sa shqipe janë tu prit me thy rekorde? Kujtojmë se Viktori ka koncert në Zvicër me 21 Qershor....

  • 26-05-2014
    Reperi kosovarë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka paralajmëruar mbajtjen e një koncerti në Zvicër Reperi kosovarë, Viktor Palokaj i njohur me nofkën Rebel a.K.a UniKKatil ka paralajmëruar në faqen zyrtare të tij se do ta mbaj një koncert në Zvicër. Sipas njoftimit koncerti do të mbahet në Forum Fribourg të Zvicrës me datën 21 qershor. Ndryshe, UniKKatil është i vetmi reper kosovar i cili ka arritur që të mbush tërë stadiumin e Prishtinës në një koncert të realizuar dy vite më parë. A do të këtë sukses...

  • 26-04-2014
    Një prej reperëve legjendar shqiptar, Unikkatili, i cili nuk njihet për paraqitjet e tij në publik, sidomos jo nga jeta e tij private, është shfaqur në një fotografi të re të zbulura nga një këngëtare shqiptare, bashkë me reperin tjetër, Don Arbas. Unikkatili nuk njihet për paraqitjet e tij në publik. Ai për herë të parë e bëri një gjë të tillë në koncertin e mbajtur para më shumë se një viti në Prishtinë. Krijuesi i shumë hiteve dihet se e ka kaluar fëmijërinë e tij në Prishtinë, në lagjen qafa të kryeqytetit. Dhe ai s'ka...

  • 15-03-2014
    Superylli i repit shqiptar, Unikkatili, është duke punuar në album të ri e këngë të reja, të cilat do t’i lansojë së shpejti. Është vet Unikkatili që ka bërë publik këtë informacion në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke paralajmëruar risi të mëdha për adhuruesit e tij. “Njëri nga albumet, është në plan të lansohet në natën e një koncerti të ardhshëm. Lokacioni i koncertit ende nuk është vendosur, por do të jetë diku në Evropë (ju lajmërojmë më shumë në të ardhmen)”. “Atë natë disa do kenë edhe mundësinë të marrin nënshkri...

  • 20-12-2013
    Reperi legjendar shqiptar, Unikkatili, pritet që shumë shpejt të lansojë albumin e ri dhe këtë ai pritet ta bëjë në një koncert. Ka me vite që po flitet për një album të ri të Unikkatilit, por Viktori ka preferuar që deri në koncertin e madh të vitit 2012 të lansojë disa bashkëpunime ‘single’, pa album. Dhe pas suksesit të jashtëzakonshëm kur mblodhi 25 mijë fansa në stadium, Unikkatili po mendon një manifest tjetër të madh, por në një formë unike. Burimet e Telegrafit mësojnë se Viktori e ka përfunduar albumin e ri dhe se ë...

  • 16-07-2013
    Është 15 korriku. Për shumë është një datë e rëndomtë, por për miliona shqiptarë është një datë shumë e rëndësishme. Rikthehen kujtimet e një prej ngjarjeve më të mëdha, koncertit të një prej legjendave të muzikës dhe kulturës shqiptare. Dhe, me kujtimet Telegrafi rikthen po ashtu edhe ndjesinë e këtij koncerti, i cili është konfirmuar se do të ketë shumë shpejtë edhe pjesën e tij të dytë. 11415 Unikkatili sërish do të vijë. Jo për vizitë, por për koncertin e t...

  • 17-06-2013
    Kënga e re e Unikkatilit me titull “U qova pi vorri” e publikuar të shtunën, ka tejkaluar limitin prej gjysmë milionë klikimesh brenda 24 orëve të para të lansimit në YouTube. Statistikat tregojnë se kënga është dëgjuar saktësisht mbi 500 mijë herë në ditën e parë të publikimit, duke lënë kështu prapa rekordin e Getoar Selimit dhe BabaStars, me mbi 300 mijë klikime. Kënga “Po t’shoh përmas” një muaj më parë theu rekordin për shikueshmërinë ditore, duke iu afruar 400 mijë klikimeve brenda 24 orëve. Dhe, pas gati një muaji, kënga mb...

  • 16-06-2013
    Reperi shqiptar, Unikkatili, mbrëmë ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “U çova prej vorri”. Burimet tona bëjn të ditur se kënga e publikuar mbrëmë është kolona zanore për filmin më të ri të zhanrit “horror” që po përgatitet nga Viktori (Unikkatil) dhe grupi i tij “The Bloody Alboz”. “U çova prej vorri” është filmi i parë i Viktorit, ku Viktori do të ketë edhe rolin kryesorë, përveç realizimit të kolonës zanore që është bërë nga ai. Burimet shtojnë se xhirimet e filmit veç kanë filluar në korrik të vitit të kaluar dhe se f...

  • 15-06-2013
    Reperi legjendar shqiptar, Unikkatili, ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “U çova prej vorri”. Kënga e shumëpritur nga fansat shqiptarë të reperit është lansuar saktësisht në mesnatën e 15 qershorit, ashtu si ishte paralajmëruar dhe për shumë mund t’ia ketë vlejtur pritja. Viktori edhe një herë u shfaq në një nivel jashtëzakonisht të lartë, duke mbajtur stilin e tij ikonik të lyricizmit, për të cilin edhe njihet ndryshe nga shumë si një prej ‘poetëve’ më të mirë shqiptar. Në këtë këngë, që është lansuar në audio vers...

  • 13-06-2013
    Reperi shumë i adhuruar shqiptar, Unikkatili, do të publikojë të shtunën këngën e re, të parën pas një viti. Unikkatili, i cili ka rreth një vit që nuk ka lansuar ndonjë këngë, ka preferuar muajin qershor ashtu sikurse në vitet e kaluara që të publikojë një prej hiteve të tij. Kristian Paloka nga menaxhmenti i reperit ka konfirmuar ekskluzivisht per Telegrafin se të shtunën në mbrëmje do të lansohet kënga e re. Ai shtoi se titulli i këngës dhe tematika janë befasi, por se konfirmoi që Viktori do të jetë solo dhe ky nuk do të je...






lyrics.al © 2007 - 2017