A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Ecejake Neper Kohe

Ecejake nëpër kohë.
Brezat nëpër vite ,
sa shumë kanë luftuar,
me ide dhe koncepte ,
apo diku ndoshta gabuar.
Me këmbëngulje e vullnet,
edhe ligjet jane ndryshuar!
janë fituar shumë beteja,
dhe malet s’janë tjetërsuar.
As fushat , as kodrat ,
as bilbilat nëpër pemë,
dallëndyshet lartë në qiell ,
aty thellë e bëjnë folenë.
Njëllojë kanë qenë ,
e ashtu sërish vazhdojne të jenë,
dhe dielli s'ka ndryshuar
as qielli bashkë me retë.
I vetmi ndryshim
eshte veç tek njeriu,
është bërë kaq i ftohtë ,
si më i ftohti robot.
Në plan të parë ,
është fryma individualiste,
të marrësh e të grumbullosh,
e asnji trashëgimni të mos gëzosh.
Të etur për para,
për famë edhe pushtet,
piedestale pafund ,
e kaq zhurmë në fshat a qytet,
Njerëz të këputur ,
mezi qëndrojne në këmbë,
nuk kanë se ç'të hanë ,
të tjerë, dot s'po nxenë.
Po ndjenjat valle ku shkuan!!
kush i vodhi vallë!
pse njerezit u tjetërsuan,
pse veten lartësuan!
Ku shkoi dinjiteti,
ku vate sinqeriteti,
gëzon edhe qesh ,
fodulli dhe i pabesi.
Dhe malet hijerënda ,
që dinë, ohhhh sa shumë dinë,
nuk flasin e nuk mburren,
por veç të heshtura rrinë.
Dhe fushat plote me lule,
të dëlira e të mira,
ato janë himn i jetes,
ato janë mbrekullira.
Por rrinë edhe nuk flasin ,
si njerëzit nuk bërtasin,
të qetë edhe te mira,
të ëmbëla e të dëlira.
Dhe qielli hijerendi ,
si një mama e mirë,
shikon gjithçka nga lartë,
shpërndan arome të dëlirë,
Ai është më i larti ,
ai është qelibari,
diamant që veç shkëlqen
i bukur si kristali.
Brezat e atëhershëm ,
brezat e tanishëm ,
ato që do të vijnë ,
mendojnë veç për lavdinë…

- poem written by Valentina Llapri


- Submitted by fotovali -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  5





Kjo faqe përdor cookies. Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018