A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Atdheun

Moj Toka Ime E Mire

Është e bukur kjo Shqipëria,
Seç ka një aromë , më të mirën në botë,
balta, dhe ajo vjen një erë që se shpjegoje dot,
erë malli, per ata që dikur kanë fluturuar si shqiponja mali.
Seç ka nje vezullim ky vendi im,
në netët e errëta e të pandriçuara mirë,
toka arom-plota hijeshi pafund,
zogjtë që këndojnë, e fluturat seç vallezojnë.
Eshtë kaq i bukur ky vendi im,
dhe pse me baltë,
apo tek tuk ndonjë shkrepëtim apo gjëmim..
Moj tokë e virgjër , e mençur ashtu pambarim,
o tokë e lartësuar, o mbrekulli e bekuar.

- poem written by Valentina Llapri


- Submitted by fotovali -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  8





lyrics.al © 2007 - 2018