Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Dashurie

Dashuri E Poezi!

Dashurinë s'mësove ti,
Nëpër libra,a në film,
Ti je vetë,dashuri!
Që nga zemra,rrjedh burim!

Nëpër yje,a në qiell,
Ku të gjej,si drita jote?
Ti me rreze,porsi diell,
Dashuri i jep,kësaj bote!

Je mbi tokë,një perëndi,
Je një ëngjëll,shpirt dlirë,
Edhe poetët,të kanë zili,
Je ti,poezia më e mirë...!

Choose star rating

Rating:  3 / Votes cast:  1
Disqus Comments




lyrics.al © 2007 - 2017