Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Videofesti

Videofesti is a popular music festival. Tani vite me radhë ,në muajin Maj mbahet festivali i video - klipeve muzikore Video-Festi Muzikor ,VFM. Ky festival, edhe pse ka filluar vetëm ca vjet më parë (2003), tani më është bërë, pa asnjë dyshim, vendi ku takohen pothuajse të gjitha yjet e artit muzikor por edhe filmik nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Qëllimi i Video-Festit Muzikor (VFM) është promovimi dhe stimulimi i krijimtarisë së artistëve dhe produksioneve video muzikore në trojet e lartpërmendura.

Se, ky qëllim i yni e ka gjetur përkrahjen e duhur tek të gjithë, tregon më së miri edhe prezenca e këngëtarëve, kompozitorëve dhe produksioneve video - televizive. Është bërë privilegj i veçantë të jesh i ftuar dhe prezent në natën finale të këtij spektakli të vërtet i cili tradicionalisht mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Është poashtu, traditë që ardhjen spektakulare të yjeve më të mëdha të skenës muzikore shqiptare ta presin me brohoritje dhe ta përshëndesin me qindra e mijëra adhurues të tyre. Këta mblidhen para tepihut të kuq që çdo vit vendoset para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.



VFM bënë seleksionimin dhe përzgjedhjen e video - klipit më të mirë muzikor në 16 kategori. Nëpërmjet të jurive profesionale, seleksionuese dhe vlerësuese, VFM përzgjedh video-spotet më të mira muzikore të paraqitura në TV gjatë vitit paraprak.

VFM është I karakterit garues, por kandidatët nuk duhet të paraqiten vet për këtë garë. Organizatori ka për detyrë të bëjë përmbledhjen e të gjitha spoteve të publikuara dhe t`ia dorëzoj jurisë seleksionuese për shqyrtim. Kjo juri pastaj, bënë përzgjedhjen e nga katër spoteve në secilën kategori dhe i`a procedon këtë përzgjedhje jurisë së zgjëruar vlerësuese e cila bënë përzgjedhjen e nga një video-spoti fitues në secilën kategori.

Juria e VFM është profesionale dhe në të duhet të ketë regjisor, kameraman, montazhist, muzicientë.. Juria ndryshon për çdo edicion me qëllim të transparencës dhe vendim marrjes sa më korrekte dhe gjithëpërfshirëse .


CEREMONIALI

Emrat e fituesve shpallen në ceremonialin e ndarjes së shpërblimeve që çdo vit mbahet në fund të Prillit në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Në mbrëmje paraqiten fytyra të njohura nga të gjitha sferat e artit, sportit, politika të cilët defilojnë nëpër skenë duke e bërë mbrëmjen edhe më glamuroze. Programi i ceremonialit final është më se artistik dhe i veçantë.

Kjo mbrëmje është e rezervuar për yje, sponsorët e manifestimit sikurse edhe për fytyra eminente nga Kosova dhe mbarë trojet shqiptare.

» Edit Bio »


Choose star rating

Rating:  4.1 / Votes cast:  85






lyrics.al © 2007 - 2017