A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Vellezerit Bajra - Pse Shqiperine E Ndane Ne Mure


Not Yet Rated


Fans' Comments

No Comments 🔥🔥

01/10/2013

2013-10-01T12:12:17

Pse Shqipnin e ndan ne mure
Mos me u pa more vllau me vlla
Kush kta tela naj pat thure
O zogjt e shqipes me naj ndae

Kangen ton e vershoi loti
Vjen nga bjeshka lajm i zi
Kush ja vret Kosovs lulet
O kush e vrau ket djal te ri

Te ai gur i mallkuar
Qe na vuri hasmin ne mes
Pushon trupi i Luanit
O porse vepra nuk i vdese

Pysin zanat per Luanin
Kush e rriti ate shtatlis
Si shendrit rrezja Diellit
O plaga n'ball hije naj kishe

Me ja u sjell shokve barotin
Si shqiponja malet kalonte
Ball per ball me hardhi t'serbit
O pushka e tij sa mire kendonte

Ne Gllogjan pat lind Luani
Per liri e rriti nana
Amanet t'ja runi pushken
O po ja u lo juve moj zana

Amanet t'ja runi pushken
O po ja u loeeee
O juve moj zana oheej


Lyrics submited by Berat Ademaj




more...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018