Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Official Video

Video Link

West Side Family - Tirona


Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  41

Song from the album:

Jeta Shkon

Participating in

Zhurma Show 2004

Participating in

VFM 2004


Tirona eshte pikenisja ku fillon mundesia
Aty ku kam te ardhmen, kam endrrat e mia
Aty ku ngjitur jane xhamia edhe kisha
Aty ku ndahen dhe pajtohen Nano dhe Berisha

Aty ku ty te jepet nje tjeter mundesi
Kam shok, kam lagje, kam rrug, kam shpi
Tirona cfare eshte?! Me i madhi paradoks
Ku robi ble te Gab-i me Rolex ne dore
Ku sllonet sydelfinat ne balte bejne parade
Ku krahas kjoskave te rrenuara, eshte nje super pallat

Aty ku lana qelbet, dyqanet parfum shesin
Ku ndjejme kenaqesine, presionin edhe stresin
Ku ka intelektual por ka edhe katunare
Ku lypsat e te papunet flasin me celular

Mundesi me njemije rruge eshte per ne Tirona
Ku bashke me zhgenjimet realizohen endrrat tona
Ku te gjithe ne themi: Tirona zemra jone,
ti per ne, ti per ne je gjithmon Kampion
Kur te hyni ne Kombinat, jeni ne qytetin ton
Nje tabel shyqyr thot: MIRESEERDHET NE TIRONE!!!

Tirona, ne zemrat tona
Me jet e me sllona
E Cmendur, sido te jesh, ti je e jona
Tirona, ke endrrat tona,
Jeton oret e vona
E dehur ,sido te jesh ti je e jona

Edi Rama:
Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë.

Kjo eshte Tirona jone, Tirona kontradiktes
E luftes, e paqes, e erresires dhe e drites
Mashtrimit te vertetes, shpifjes interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit

ATY KU KRYETARI BERTET ME MEGAFON
Gjithcka mund te ndodhe, jetojm ne Tiron!
Ku njerezia ben plazh aty ku thahet liqeni
Ku provinciali thot : Jom prej Ali Demi!!!
Aty ku truk perdorin jo vetem grat por dhe pallatet
Ku MJAFT thote rinia, PO BOLL MO SE NA PLASET!!!

Kafe muhabet si Turqit e lasht,
Nen kumbllat e kuqe moda ben sfilate
Se ska vetem afsh, por ka edhe ashash,
qarkullim parash, emancipim grash
Shopping ke Rruga Durrsit, O burra nga Blloku
Aty ku gjuhet per seks, Thithet edhe smogu

Ku qent dhe kazanet rreth ministrive i gjen
Aty ku ka Mret, ka dhe President

TE GJITHA DO TI GJENI NE QYTETIN TONE
KU NJI TABEL E SHTREMET THOT
MIRESEERDHET NE TIRON!!!

reff. x2
Tirona, ne zemrat tona
Me jet e me sllona
E Cmendur, sido te jesh, ti je e jona
Tirona, ke endrrat tona,
Jeton oret e vona
E dehur ,sido te jesh ti je e jona


Lyrics submited by Hey



Disqus Comments




lyrics.al © 2007 - 2017