A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

West Side Family - Deluzion


Not Yet Rated


Fans' Comments

No Comments 🔥🔥

31/12/2004

2004-12-31T00:00:00

Song from the album:

"Jeta Shkon"


[Landi:]
Hej yo Dielli nuk ndriçon përjet' në t'vërtet'
Aq gjatë sa do t'jemi k'tu dhe do të kemi kaq nxeht'
Përse bërtet në k'të jet'
Nuk të dëgjon njeri ty se ky quhet realitet yea
Mos e çaj kokën se çfarë po ndodh
Jeto si t'duash ti dhe jo si qeni (që) n'rrug' po ngordh.
Jepi vetes ti më shumë ritëm alegri
Bëj si të duash ti e mos dëgjo tjetër njeri.
Se ti s'e di dhe asnjeri se di, se vitet po ikin me vrap atje lart në Galaksi.
West Side yo Family jemi ne, pyes veten pse jemi vetëm tre?
Jo, jemi (e)dhe më shum', jemi (e)dhe më shumë,
Kur të na dëgjojn', do vërshojn' si lum'.
Inatosen për ç'ka po heqin të rrënqethin,
S'din' kujt t'i besojn, Zotit apo Dreqit.
Se un' po them diçka, jo me tallje e as me shaka: Degjoni ju West Side West Side Family pra.

[Dr. Flori:]
Deluzion veç deluzion, deluzion për politikën, paranë e popullin tonë
Piksëpari s'duam veten se gjithçka shkatërruam, harruam që punuam, por edhe historinë mohuam.
Politikanët me të tyren, flasin edhe flasin dhe me fjalët e tyre b*thën ç'po na plasin.
'Tjer' gërthasin e kot ngjiren se na duan më të mirën, se luftojn për ne, për të gjetur më të lirën.
Ata jan' të fëlliqur, nga këmbët gjer' te koka, nuk i duam ne, nuk i do as Bota.
Se të gjith', që të gjith' janë ku me t'a fut', por do të vijë koha që (e)dhe ata të hanë m*t.
E megjithatë i kemi, i kemi në ball(ë), flakët le t'i marrin, e shkofshin në Djall.
Si vampira të uritur shpërndajnë kudo frikë, janë të gjith' diktatorë ata që bëjnë politikë.
Aspak s'më vjen keq s'më vjen keq tani, e kam për nder të them se jam në Family.
Me pamjen-realitet që jep ç'do njeri, ja çfarë dua të them dua të them tani.
Janë në Family, ti je në zonën tonë, ti po rrezikon, kujdes kur kalon, ne jemi Kampionë dhe e japim ngjarjen, ashtu siç dim' vet', me një fjalë quhet: REALITET, që merret me gjithçka çfarë ndodh në kte Bot' e ç'a na vrau më shumë, eshtë politika sot, që n'a çau e na ndau në 400 zona e s'e thamë një herë që: - "SHQIPËRIA ËSHTË E JONA!"
Se të gjith' na kanë copëtuar në më shumë se 500 vjet, por kësaj radhe më duket, se Shqipërinë po e ndajme vet'.

Refreni 2X
[Landi:]

E pra çfarë të them?
E pra çfarë të shkruaj?
Di që thell' në veten time un' vetëm po vuaj.
Zemra si s'u ça, në copa si s'u nda?
Këtu (fati) pse na la?
K'të fjalë të keqe kush e tha?!

[Miri:]
Me paratë në tavolinë biznesi shkon ujë,
Me pislliqe me u marr, vetëm kështu bën bujë.
Se realitetin dhe pse (të) hidhur, sot po e pranojmë, jo nuk ndahemi dot nga korrupsioni ku punojmë.
E ç'a po them, e s'e di se ç'a po them,
Them vetëm atë që vetëm un' e kam në mend,
Secili të jetojë sipas mënyrës së tij,
Të tjerët do t'shohin ty e prapa teje do t'vin'.
Bëj si thonë ata se fytyrën ta nxijn',
S'pyesin më për rendin,
Janë alinj e vet' kadinj.
E kjo jet' kështu e ka, liri s'ka.
Gjën' më të shtrenjtë e kanë hedhur në hava.
Ngrini duart lart me një thirrje për West Side,
Si Monstars edhe ne: "Hit 'em low, hit 'em high"
Hit 'em high hit 'em low, kjo këng' po vazhdon,
Realitetin sot ne sot po tregojm'.
Ndaj s'duhet të nxitosh kur diçka të kërkosh,
Do tët' ulet shpejt gjoksi kur tët' fryhet si kaposh,
Nje biznes të kërkosh, për para të luftosh, të shikosh, të veshtrosh, pastaj t'a gjemosh.
Mos u hap shume (b*thësh), më dëgjo mua,
Kënaqësi ësht', pastaj do të vuash,
Kjo i ka ndodhur dhe të tjer've si ti,
Këta që po dëgjon sot, jan' West Side Family

[Dr. Flori:]
Të flas pak të flas, dua të them se kemi klas
E me fjalët e mia, të gjith' i godas
Këtu, me qendër nga West Side
Të flas
Të gërthas
Të bërtas yo
Të çirrem
Të ngjirem

Refreni 4X
Landi 4X
West Side Family 2X


Lyrics submited by Landi WSF




more...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018