Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #



Tema: Poezi Per Nënën

Përvjetori

Sa shpesh m’ ka ndodhë
në këto dhjetë vite,
përgjumshëm prej shtrati kur jam zgjue,
me thanë n’vete:
- nanën moti s’e kam thirr.

E kur t’ vij n’ pushime,
Ti s’ më del përpara;
këtu mbrenda në gji,
sa shtëpia ime boshe
m’ krijohet një zbrazëti.

S’më bëhet me besue
se ti e vetmja ime,
përgjithmonë na ke lan,
e po dua me kujtue se,
veç mërgimi neve po na ndan.

Na rrite në skamje oj e shtrenjta ime,
por me t’ Zotit dashuni plot,
e ne… ne prapë të kthyem
në duart e ndritshme të Tij.


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1
Disqus Comments




lyrics.al © 2007 - 2017