A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Xhesika Polo
  • Origin:
  • Tirane 
  • Residence:
  • Shqipëri 
  • Age:
  • 21
  • Birthday:
  • 6 April 1997
  • Zodiac sign:
  • ♈ Dashi
Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  28
Music genres: Pop

Xhesika Polo is a popular singer and songwriter. Me zërin e saj ajo ka bërë për vete shumë fansa e megjithatë ajo tregohet modeste. Nuk ndihet më e famshmja e shkollës edhe pse tregon se ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga mësuesit e saj. Xhesi e ka muzikën në venat e saj. Mjafton të kujtojmë që ajo është mbesa e këngëtares së njohur të muzikës qytetare të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema. “Ambienti artistik ku jam rritur ka ndikuar vetëm pozitivisht”, tregon Xhesika, ndërsa shton se kjo gjë e ka shtyrë që të provonte veten në muzikë. Ajo njihet nga publiku si këngëtarja me zërin e fuqishëm.

Në vitin 2012, Xhesika Polo ishte finaliste në X Factor Albania 1.

Në Nëntor 2012, Xhesika Polo & Mateus Frroku marrin pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Me Shume Te Dua".

Në Nëntor 2013, Xhesika Polo merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Dashuri Qe Vret", ku synoi të sillte një këngë që të vinte në pah potencialin e vokalit të saj.

Më datë 4 Korrik 2014, Xhesika Polo publikon videoklipin "Turn Me On".

Në Nëntor 2014, Xhesika Polo merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Aura". Xhesika zgjodhi një tjetër stil, si për të treguar se mund t’i këndojë të gjitha. Megjithatë, pavarësisht braktisjes së stilit rrebel për një “Aura” dashurie, këngëtarja pohon: “Edhe pse më shihni me fustan të gjatë unë mbetem po ajo Xhesika me flokë të shkurtër”.

Më datë 4 Qershor 2015, Xhesika Polo publikon videoklipin "Ti Prek", ku u shfaq me nje stil me te guximshëm e femëror.

Në Shtator 2015, Xhesika Polo merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Fati Jemi Ne" nga Gent Myftaraj me të cilën u vlerësua me çmimin e produksionit.

Më datë 14 Shtator 2016, Xhesika Polo publikon videoklipin "S'du Me Ni" nga kompozitori Elgit Doda. Kjo ishte një këngë moderne verore me nje klip trendy.

Në Dhjetor 2016, Xhesika Polo merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Eva Jam Unë". Produksioni ishte nga vellai i saj me i vogel Marko Polo, nje producent i ri qe premton shumë. Teksti nga Alexi, nje kënge me një mesazh shumë të fuqishëm që pasqyron realitetin e hidhur të shumë femrave ne botë!

Në Tetor 2017, Xhesika Polo merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Jeten Ma Fal".

Në Dhjetor 2017, Xhesika Polo merr pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën "Përjetë".

Më datë 9 Qershor 2018, Xhesika Polo publikon videoklipin "Vetem Nje Fjale". Videoklipi u prodhua nga FRAME Pro.Studio.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

X Factor Albania

(Finalist)

Youtube

Channel

Twitter

Account

Instagram

Account

Add New

Official Profiles


More news about Xhesika Polo »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018