A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Yllka Kuqi

Origin: Gjakovë  
Residence:  
Age: 34
Birthday: 26 November 1982
Zodiac sign: Shigjetari

Music genres: Pop Citizens' Traditional

Yllka Kuqi is a very famous singer and songwriter. Yllka Kuqi apo "Giorgia" kosovare është ndër këngëtaret e rralla që ka bërë bum që në paraqitjen e parë në skenë, me potencialin e madh dhe ngjyrën karakteristike të zërit, me një shtrirje të gjërë të vokalit. Për të muzika është një nocion shumë i gjerë që nuk mund ta përmbledh me një fjalë e as me një fjali të vetme. Në çdo kohë, në çdo çast dhe në çdo gjendje ajo ka dëshirë të shoqërohet nga muzika dhe të këndoj ngase këndimi i vie mu nga thellësia e shpirtit. Kënga sipas Yllkës i jep mundësinë ta shpalos shpirtin e saj artistik dhe t'i falet asaj. Yllka Kuqi është vajza e parë e Zeqë dhe Shahire Kuqit, pas saj kanë lindur edhe tre vëllezër të tjerë edhe një motër. Si fëmija më i madh ka pasur shumë privilegje në familje por njëkohë- sisht edhe shumë përgjegjësi të cilat ende e përcjellin. Familja që nga fillimi vërejnë ambicien e saj për tu angazhuar si në shkollë ashtu edhe në muzikë dhe duke parë talentin e saj e mbështesin, fillimisht nëpër festivale shkollore dhe më vonë edhe në mbrëmje dhe festivale festive. Falë angazhimit dhe vullnetit të madh për të punuar, që nga mosha 18 vjeçare Yllka fillon të mirret me gazetari dhe kjo përvojë e çon të punojë për dy vite me rradhë në radion lokale "Amadeus" si moderatore. Pas mbarimit të shkollës së mesme Yllka ndihet konfuze se çka të studiojë pasi që dega që ajo kishte dëshirë ta studiojë "Psikologjia" nuk ishte ende në Universitetin e Prishtinës. Ajo fillimisht zgjedh fakultetin e biologjisë për të vazhduar pas dy viteve ëndrrën e saj të kahmotshme Psikologjinë. "Dëshira dhe vullneti i madh bënë që unë ta mbaroj me sukses dhe tani për momentin jam edhe në përfundim të studimeve master në këtë degë", thotë Yllka Kuqi duke mos e anashkaluar atë se edhe pse në studime, ajo punon si pedagoge në organizatën joqeveritare "Children for tomorrow" që është një fondacion i teniseres së famshme Steffi Graf.

Paraqitja e parë e saj ishte "Zambaku i Prizrenit" me Butrint Bicurrin. Me kete kenge u nderua me çmimin e parë. Yllka ka marr pjesë në Polifest 2004 me këngën "Ti je ai" ku edhe ketu u nderua me çmimin e parë.

Poashtu ajo eshte paraqitur edhe ne nje nga festivalet me madhshore te Shqiperisë.Në vitin 2005 ajo morri pjese ne festivalin madheshor "Kënga Magjike 2004" me kengen "Dhe te dua ty" ku rrembeu cmimin "Best Vocal" si dhe arrit te marre Cmimin e dytë.

Poashtu ajo paraqitet me vone edhe ne festivale te tjera.Sic eshte paraqitja e saj ne vitin 2006 ne festivalin "Polifest" ku paraqitet me kengen "Ofendimi" ku pati mjaft sukses dhe morri shume duartrokitje mbi te gjitha ajo u vleresua edhe me disa cmime si:Çmimi i kritikës,Çmimi i “Produksionit Jon” dhe Çmimi për orkestrim më të mirë të këngës.

Poahtu ajo paraqitet serish ne vitin 2006 ne festivalin "Kënga Magjike" me kengen "Me merr" ku arriti ne finale dhe mori cmimin "Best Melodi".

Ajo vazhdon serish me paraqitjen e saj ne festivalin madheshtor "Kënga Magjike" ne vitin 2008 me kengen "Mësova nga ti" ku arriti deri ne finale duke rrembyer serish cmimin "Best Melodi" dhe duke u vleresuar me 214 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali.

Ndersa ne vitin 2010 ajo nxjerr videoklpin e saj te parë nga "Max Production" te titulluar "E jotja sjam" nje kenge folklorike e cila ishte edhe pjesmarrese edhe ne "Video Fest" ne vitin 2010 ku u nominua per cmimin "Videospoti me styling-un me te mirë".

Poashtu ne vitin 2011 ajo nxjerre videoklipin e saj te dytë te xhiruar nga "Enter Media" te titulluar "Realitet".

Po ne kete vit ajo ishte edhe prezantuesja e videofestivalit "Videofesti Muzikor 2011" sebashku me Mentor Hazirin.

Ndersa nje nga paraqitjet e saja me te bukura ishte ajo ne vitin 2012 ne festivalin prestigjoz "Top-Fest" me kengen "Ngjyrë" ku arriti deri ne gjysem-finale dhe pati mjaft sukses.

Tani ajo vazhdon me projektet e saja te reja duke i dhuruar publikut gjithmone kenaqesi.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.70m
Pesha: 58kg
Ngjyra e syve: E kaftë e mbyllur
Ngjyra e flokëve: Gështenjë
Ushqimi i preferuar: Brumërat
Muzika e preferuar: Kryesisht muzika e lehtë
Këngëtarja e preferuar: Giorgia
Vendi i preferuar për dalje: Corpusier, Da Vinci dhe Piano Bar
Pija e preferuar: Machiato
Ngjyra e preferuar: Vjollcë e mbyllur dhe ngjyra e gjelbërt
Sporti i preferuar: Tenisi, Patinazhi
Sportisti i preferuar: Roger Federer, Ronaldinho
Hobi: Leximi, Moderimi.
Stili i veshjes: Stili im dallon varësisht prej momentit
Shpërblimet e fituara:
"Zambaku i Prizrenit" 2003; Çmimi i parë i publikut, çmimi i dytë i jurisë, çmimi për interpretimin më të mirë;
"Polifest" 2004; Çmimi i parë për muzikën zbavitëse;
"Kënga magjike" 2005; Çmimi i dytë dhe çmimi për vokalin
më të mirë;
"Notafest" 2005; Çmimi i parë i jurisë dhe interpretimi më i mirë;
"Polifest" 2006; Çmimi i kritikës, çmimi i "Produksionit Jon" dhe çmimi për
orkestrim më të mirë të këngës
"Kënga magjike " 2006; Çmimi i melodisë më të mirë.

» Edit Bio »

Submissions by:  loralora    Annonim  

Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  89

  • Find Yllka Kuqi on social networks:


More news about Yllka Kuqi »




lyrics.al © 2007 - 2017