Tuesday, February 25, 2020
Lajmesport

​Skandaloze: Lojtarët e Kosovës ndezin nga një cigare para nisjes për në Gjeorgji

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës në futsall janë kapur duke konsumuar cigare, në Aeroportin e Prishtinës, pak para nisjes për në kampionatin Europian të fustallit, transmeton Gazeta Metro.

Loading...

Në fotot e siguruara nga KosovaPress, shihen lojtarët e futsallit të cilët janë grumbulluar për këtë raund kualifikues duke konsumuar cigare në ambientet e Aeroportit ‘Adem Jashari’, pak minuta para nisjes për në Gjeorgji.

Diçka e tillë nuk është e lejuar në futboll, pasi ndikon në kondicionin e lojtarëve dhe në lojën e dobët.

Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Europian të futsallit ‘Euro 2022’.

Në këto kualifikime Dardanët e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje; kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00./gazetametro.net