Wednesday, April 1, 2020
Lajme

Akuza e rëndë e Melihate Tërmkollit: Albin Kurti po tenton ta marrë LDK’në përmes Vjosa Osmanit

Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka hedhur akuza të rënda ndaj Kryeparlamentares Vjosa Osmani, duke thënë se kjo po e ndihmon kryetarin e VV’së, Albin Kurti.

Loading...

Kështu u deklarua ajo në T7 ku shtoi se Osmani po e shfrytëzon LDK’në për interesa të saj.

“Është përpjekja e dytë edhe brenda, edhe jashtë, që Albin Kurti ta marrë LDK’në përmes Vjosa Osmanit. Por, nuk bën të shfrytëzohet LDK’ja për interesa të dikujt. Këtë nuk e ka bërë as Hashim Thaçi”, ka thënë Tërmkolli.

Tutje, ajo ka komentuar thirrjet e Osmanit për të mos e votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Është e pandershme të qëndrosh në një parti e të bësh thirrje kundër saj”, ka thënë Tërmkolli.

Kujtojmë se Osmani dhe dy deputetë të tjerë të LDK’së votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, e cila u shkarkua me 81 vota të deputetëve./gazetametro.net