Wednesday, April 1, 2020
HistoriLajme

Dikur piqte qebapa në skarë, por tani ky djalosh ka pasuri mbi 1 miliard euro

Një djalosh si shumë të tjerë, që punon për të mbijetuar në skarën e një restoranti, i gatshëm për të pjekur mishin sipas dëshirave të klientëve të ndryshëm në Stamboll. I urtë, me pak fjalë, me shumë pak vite shkollë, por me sa duket me shumë ëndrra të fshehta.

Loading...

Fotografia nuk e tregon, por përtej atyre syve të qeshur fshihej e ardhmja e një prej sipërmarrësve më të fuqishëm në botën e gastronomisë globale, dhe pse jo edhe të showbizit.

Janë sytë e Nusretit adoleshent, ose siç e njohin tashmë botërisht edhe yjet e sportit dhe Hollywoodit, Salt Bae. Kasapi 35-vjeçar falë videove virale ku i hidhte kripë në një mënyre origjinale dhe pothuajse teatrale mishin e pjekur u shndërrua në një yll të rrjeteve sociale, ku vetëm në Instagram ka rreth 26 milionë ndjekës.