Sunday, February 23, 2020
sport

Dy skuadra nga Premierliga kërkojnë Koulibaly

Do të kemi një derbi të Londrës për të siguruar shërbimet e Kalidou Koulibaly.

Loading...

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, po kërkohet nga dy skuadra nga Premierliga.

Janë Chelsea dhe Tottenham që po kërkojnë 27 vjeçarin, i cili cilësohet në mesin e mbrojtësve më të mirë në botë.

Aurelio De Laurentiis së fundi ka prishur raportet me mbrojtësin, dhe një ofertë prej 120 milionë euro, do të bënte që ai të hiqte dorë nga senegalezi.

Koulibaly te Napoli është transferuar në vitin 2014 nga Genk.