Sunday, February 23, 2020
Fun

Fotografitë e ditës vijnë nga Brezovica: Bora krijon pamje mahnitëse atje

Pamje mahnitëse janë publikuar nga Brezovica, ku bora atje është në një sasi të madhe dhe po bën që ky vend turistik të duket shumë bukur, transmeton Gazeta Metro.

Loading...

Sot në Kosovë temperaturat janë të ftohta por jo të ulëta. Maksimalet sillen rreth 6 gradë Celsius, derisa po mbizotëron diell me vranësira.

Mirëpo kjo nuk mund të thuhet edhe për në Brezovicë pasi që atje temperaturat janë shumë më të ftohëta dhe bora e ka mbuluar mjaft shumë këtë pjesë.

Temperaturat gjatë ditës së sotme atje do të jenë -4 gradë, derisa në mbrëmje ato do të bien edhe më shumë.

Bora dhe këto temperatura po i japin shumë pamje mahnitëse kësaj pjese turistike. Padyshim se këto pamje janë të mrekullueshme për skijator dhe jo vetëm.

Nesër pritet që përsëri të ketë borë në këtë pjesë, e gjithashtu edhe në tërë territorin e Kosovës, kështu të paktën e kanë parashikuar meterologët. /gazetametro.net