Tuesday, February 25, 2020
ShowBiz

“Hajde oj Lulije” e rikthen Vasfije Krasniqin pranë adhuruesve të shumtë

Emri i Vasfije Krasniqit është i njohur në muzikë, pasi ajo nisi të këndoj qysh kur ishte vetëm gjashtë vjeç.

Loading...

Është nga Drenovci i Malisheves,nga vendi ku ka buruar tradita dhe folklori i pastë shqip, andaj njihet për kultivimin e këngës së mirëfilltë dhe kualitetin e mrekullueshëm vokal. Vasfija, nuk është rastësisht në skenë, pasi talentin e trashëgoj nga gjyshi i saj.

Vasfije Krasniqi, u bë e njohur për publikun e gjërë me këngën me titull “Kur ta zhdrypim Lulijen prej kerrit” dhe rapsodinë “N’agim herët”, që ishin hite të kohës.

Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka qenë në dasma e ahengje. “Aty gjithmonë e ndjej kënaqëisnë dhe ngrohtësinë më të madhe kur më zgjedhin mua të jem prezente në gëzimet e tyre familjare”, thotë këngëtarja.

Zë ëmbël, këngëtare që këngës ia thotë me zemër e shpirtë, Vasfije Krasniqi, pas një pauze sërish i është kthyer publikut me një projekt të ri, të titulluar “Hajde oj Lulije”, këngë kjo që i ka të gjitha premisat e hitit.

Kënga po gëzon sukses të madh, madje jashtë parashikimeve të këngëtares dhe stafit të saj. Vasfija thotë për “Kosovaren”: “Të jem e sinqetë, nuk e kam pritur që kënga do të ketë kaq sukses, duke e pasur parasysh pauzen . Jam shumë falenderuese ndaj adhuruesve të mi”.

Ideja për këtë këngë ishte e bashkëshortit të Vasfijes, këngëtarit të mirënjohur Mehdi Dulakut, gjithashtu tejet i njohur e i kërkuar si këngëtar i muzikës popullore. Teksti i këngës është shkruar nga Sami Aliu, ndërkaq muzika mbanë vulën e Emin Aliut.

Çifti i këngëtarëve që i ndezin dasmat, e që jetojnë në Lozanë të Zvicres, së shpejti vijnë edhe me një duet të kënduar me shumë dashuri me tekst nga Arsim Bunkaku e muzikë të Ardian Kastratit. Siç kuptojmë, Vasfija e Mehdiu, projektin e përbashkët pritet ta lansojnë gjatë këtij muaji.

Vasfija tregon se është kënaqësi ta kesh bashkëshortin të të njejtes fushë. “Mehdiu më përkrah shumë e më jep forcë dhe motiv që të vazhdoj të punoj pa u ndalur.

Marrim vesh se çifti kanë shumë plane, madhe janë realizuar edhe dy këngë me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani, të punuara në studion e Florent Boshnjakut.

Deri sa të vijnë projektet e reja, ta shijojmë këngën e Vasfije Krasniqit me titull “Hajde oj Lulije”.