Tuesday, February 25, 2020
Histori

Interesante: Dikur shqiptarët fluturonin me avion nga Tirana në Korçë

Duket interesante dhe e pabesueshme por ja që me të vërtetë në vitin 1937 në Shqipëri nga Korça për Tiranë është shkuar me avion, shkruan Gazeta Metro.

Loading...

Në vitin 1937, në Shqipëri operonte një kompani italiane fluturimi që quhej ‘Ala Littoria S.A.’ Kompania kryente fluturimet Korçë-Tiranë dhe anasjelltas.

Bileta në foto tregon se pasagjerja e regjistruar quhej Adelina Kosturi nga Korça dhe ajo shkonte për në Tiranë.

Bileta dëshmon se në atë kohë, pasaporta shqipare ishte e njohur nga shumë shtete dhe se me të
mund të lëvizje lirshëm, pa patur nevojë për vizë./gazetametro.net