Tuesday, February 25, 2020
Lajme

Ja kush është trupi i të vdekurit i cili po qëndron në QKUK që 8 ditë

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur para disa ditësh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Loading...

Trupi i një burri që kishte vdekur para 8 ditësh në QKUK, saktësisht më 9 janar, është dërguar në IML për obduksion dhe ka mbetur aty
`
Mirëpo, dërgimi dhe mbajtja në këtë vend, nuk lidhet me ndonjë dyshim rreth vdekjes së tij.
<
Reporteri.net merr vesh se nuk është lajmëruar askush për ta marrë, dhe ky trup është i një serbi.

Policia e Kosovës e ka treguar se që nga 9 janari nuk është lajmëruar asnjë person apo familjar i tij në spital, mirëpo nuk ka dhënë detaje për identitetin.

Ndërkohë, gazeta ka provuar të flas me shefin e IML, Arsim Gërxhaliu, por ai nuk është përgjigjur në thirrje. Sidoqoftë, burimet brenda QKUK-së kanë konfirmuar se bëhet fjalë për trupin e një serbi.

Ndryshe, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka në menaxhim edhe morgun, ku mbahen trupat e të vdekurve në raste të tilla.