Wednesday, April 1, 2020
Lajme

Kjo dyshohet të jetë arsyeja pse policja nga Gjilani vrau 4 anëtarët e familjes dhe në fund veten

Kohë më parë dyshohet se u suspendua nga puna e saj si police në Rajonin e Gjilanit, ndërsa sot Valbona Bllaca vrau dy prindërit, më pas dy vëllëzërit e saj dhe në fund veten e saj. Ngjarje e rëndë kjo, që tronditi vendin, shkruan Gazeta Metro.

Loading...

Vetura të shumëta janë parë sot në lagjen ‘Bujanina’ në Gjilan, ky u shënua edhe një prej vrasjeve më makabre në historinë e këtij qyteti.

Valbona Bllaca, zyrtrare policore në Stacionin Policor në këtë vend, vrau fillimisht dy prindërit, më pas dy vëllëzërit dhe në fund vetën e saj.

Krimin e rëndë dshohet se e kreu me armë zjarri dhe se viktimat vdiqën në vendin e ngjarjes.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndonëse ende e pakonfirmuar zyrtarisht, Gazeta Metro merr vesh se e ndjera kishte probleme psiqike dhe pikërisht për këtë arsye, u largua nga puna.

Problemet e saj, dyshohet se dërguan deri në kryerjen e këtij krimi të rëndë.

Ndërkaq, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë./gazetametro.net