Wednesday, April 1, 2020
HistoriLajme

Kullat e Jasharajve edhe pas 20 viteve në gjendje jo të mirë

Kulla e Jasharajve në Prekaz nuk është në gjendje të mirë, edhe pse Qeveria e Kosovës ka ndarë miliona euro për mirëmbajtjen dhe restaurimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Loading...

Këtë e ka konfirmuar Bislim Zogaj, drejtori i Agjensionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale, i cili tha se e gjithë kjo vjen si pasojë e mungesës së një projekti të arsyeshëm.

Zogaj në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se ka pasë pasë interesim nga qeveritë e kaluara për ta rregulluar.

“Këto 20 vite janë investuar rreth 10 milionë edhe pse nuk është ndojnë investim i madh. Gjithçka që lidhet me UÇK-në dhe për të dëshmuar janë Kullat e Jasharajve që janë dëshmi”.

“Kompetencë e jona është mirëmbajtja e kompleksit, por sa i përket projektit të përgjithshëm është në kompetencë të komitetit ndërministror dhe po shpresojmë që qeveria së shpejti ta formojë komitetin tjetër pasi i ka kaluar mandati”.

“Kur flasim për shifra nuk do të thotë që shuma do të ndahet për një vit. Projekti i konservimeve merr kohë dhe shkon shumë ngadalë. Shumat nuk janë ndarë”.

“Faji mbetet jetim. Është premtuar çdo herë për vitin tjetër edhe pse prej 2017 mjete ka pasë. Mjetet nuk janë shfrytëzyar dhe i janë kthyer buxhetit të Kosovës. Gatishmëria ka qenë sidomos në qeverisjen e kaluar por edhe në këtë aspekt. Këtë vit po shpresojmë që do të fillojë konservimi për shtëpitë e rezistencës”.