Wednesday, April 1, 2020
Lajme

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim rrëzohet Qeveria Kurti

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Loading...

Albin Kurti do të hy në histori si personi që ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.
LDK’ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe nuk e hoqi taksën ndaj Serbisë pas kërkesave të Amerikës, po ashtu LDK tha se VV tentoi ta nënshtroi dhe përul partinë ‘Rugoviane’.///gazetametro.net