Wednesday, April 1, 2020
Lajme

Nexhmedin Spahiu: Nëse shkohet në zgjedhje Albin Kurti fiton shumicën absolute!

Njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic”ka folur mbi atë se ç’ka pritet të ndodhë në skenë politike në vend pas renies së Qeverisë Kurti.

Loading...

Sppahiu thekson se partive politike në Kosovë nuk ju intereson të shkojnë në zgjedhje pasi Albin kurti do të fitonte shumicën absolute në Kuvend.

“Unë mendoj se do të krijohet një Qeveri me çfarëdo emri të jetë e mundur  dhe kësisioj të vazhdohet deri në zgjedhjet e ardhshme pas tre vitesh ose deri pas zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Nëse shkohet në zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje fiton dhe këtë e din të gjitha subjektet politike dhe amerikanët. Për këtë ata nuk janë të interesuar të shkojnë në zgjedhje për t’i dhënë pushtet të plotë. Do të shkohej në zgjedhje vetën nëse Gjykata Kushtetuese do të kishte integritet por nuk besoj që kjo Gjykatë do të marrë kësi vendimesh pasi nuk është interes i Hashim Thaçit dhe amerikanëve” tha shkurt Spahiu për Gazeta Blic

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua mbrëme me mocion votëbesimi.

Ky mocion u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u përkrah nga opozita në vend.

Pas këtij mocioni ishte Kryeministri në detyrë Albin Kurti që liroi nga detyra zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti duke tensionuar edhe më tej sitatën mes këtyre dy partive.

Pas kësaj shkarkimi, erdhi reagimi i Isa Mustafës ku tha se puna e ministrave të LDK-së do të vazhdojë normalisht, nëse këtë e pranon edhe kryeministrin në detyrë Kurti.

/Gazeta Blic/

Pas rënies së Qeverisë vjen reagimi i parë i Albin Kurtit: Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme