Tuesday, February 25, 2020
Lajme

Nga kjo ditë rikthehet bora dhe acari në Kosovë

Reshjet e borës pritet që ta mbulojnë Kosovën, në fillim të muajit shkurt, më saktësisht në dy ditët e para. Sot në Kosovë po mban mot i ndryshueshëm me temperatura të ulëta dhe me rreze dielli.

Loading...

Temperaturat momentalisht sillen nga -3 deri në 0 gradë Celsius, derisa gjatë natës pritet që ato të shkojnë deri në -8 gradë. Ndërkaq sipas uebfaqe ‘accuweather’ në Kosovë pritet që deri në shkurt të mos ketë reshje të borës. Sipas parashikimi të kësaj uebfaqe, të shtunën dhe të dielën e parë të shkurti, Kosova do të mbulohet nga reshjet e borës dhe që pritet të jenë të përziera me shi.

Temperaturat nuk do të jenë të ulëta, pa marrë parasysh që do të ketë reshje të borës. Më e ulëta do të regjistrohet në -2 gradë Celsisus, ndërsa maksimalja deri në 6 gradë. Më poshtë keni parashkimin e motit nga sot e deri më 3 shkurt.