Sunday, February 23, 2020
Lajme

Pas gjestit të turpshëm ia huq keq Tomë Gashi: Thotë se kreu punën e Inspektorit, nuk e di se Policia merret me lypsarët

Pas një veprmit të turpshëm që bëri sonte, avokati Tomë Gashi ka reaguar në Facebook, duke thënë se po kryente punën e inspekcionit, mirëpo edhe këtu ia huq keq ai, pasiqë me këtë punë merret policia.

Loading...

Në rrjetin social Facebook ka reaguar avokati Gashi duke thënë se po kryente punën e inspekcionit, mirëpo ka qenë pikërisht drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishinës, Adonis Tahiri që ia ka kujtuar Gashit që me këtë punë merret policia e Kosovës.

“Punen e Policise ndoshta, se te Inspekcionit jo”, ka shkruar një koment Tahiri në shkrimin e Tomë Gashit.

Kujtojmë, që i njohur Tomë Gashi i cili publikisht e mbështetë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin dhe shpesh angazhohet nga VV në raste gjyqësore, është incizuar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes derisa po kërkonte lëmoshë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë./gazetametro.net