Wednesday, April 1, 2020
Lajme

Policia e Kosovës jep detaje për Metron, rreth aksidentit ku mbetën të vdekur tre persona

Tre persona kanë vdekur në Autostradën Prishtinë-Shkup, kjo si shkak i një aksidenti në mes të 3 veturave .

Loading...

Lajmin për Metron e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

”Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shteti, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai ka treguar se njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin./gazetametro.net