Wednesday, April 1, 2020
Lajme

Reagon Ambasada Britanike pas shkarkimit të Kurtit: Ka një kërkesë për Qeverinë e re

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se e ka parasysh shkarkimin e Kryeministrit Albin Kurti dhe se Qeveria e re ose ajo në detyrë duhet ta ketë prioritet pandeminë covid-19 .

Loading...

Përmes një komunikate për media, është kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe të mbrohet populli i Kosovës.

‘’Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë’’, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të…

Julkaissut British Embassy, Pristina Torstaina 26. maaliskuuta 2020

Kujtojmë se Ambasada Amerikanë në Kosovë ka thënë se e vlerëson mocionin e mosbesimit të ngritur nga LDK’ja dhe kërkoi po ashtu, të repektohet Kushtetuta.

Ndryshe, Qeveria Kurti dje është shkarkuar me 81 vota për dhe se Presidenti Hashim Thaçi ka konfirmuar që shumë shpejt do të fillojë bisedimet me parti, për të caktuar mandatarin e ri./gazetametro.net