Tuesday, February 25, 2020
Këshilla

Si ta parandalojmë depresionin në dimër

Depresioni dhe melankolia janë më të shpeshta gjate stinës së dimrit se sa në stinët e tjera të viti.

Loading...

Nëse vëreni se jeni të lodhur dhe në depresion gjatë dimrit më shumë se sa gjatë verës, ekziston mundësia që të vuani nga çrregullimi afektiv sezonal.

Rreth 10-20% e popullsisë në botë vuajnë nga ky çrregullim, ku shkaktari kryesorë është mungesa e dritës x dhe e rrezeve të diellit që shkakton ndryshime hormonale.

Ekzistojnë shumë shenja të çrregullimeve të afektivit sezonal si: ndryshimet në oreks, dëshira për ëmbëlsira, shtimi në peshë, ndryshimet në shprehitë e gjumit, shmangia e situatave shoqërore, zvogëlim i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit të energjisë.

Këtu janë disa këshilla për disponim më të mirë gjatë dimrit:

Dilni përjashta!

Provoni që sa më shumë kohë të kaloni jashtë – ajri i freskët dhe pak dritë aty kah mesi i ditës, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë.

Sa më shumë dritë në shtëpinë tuaj

Përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t’i përdorni qirinjtë me aroma agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj dhe nxitin disponimin.

Mos mbani syze dielli!

Mbajtja e syzeve të diellit gjatë dimrit, vetëm sa e nxit sekretimin e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t’i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.

Ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit!

Me rëndësi është që ushqimi të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni trupit të mbrohet nga ftohjet dhe gripi, e po ashtu do ta pakësoni rrezikun që të preken i nga ky çrregullim afektiv. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë pemë dhe perime, e po ashtu konsumoni edhe shumë çaj e lëngje të freskëta.