Sunday, February 23, 2020
sport

Suedi-Kosovë Vlera e skuadrave, mosha mestare, pozitat në ranglistën e FIFA’s dhe forma nga 5 ndeshjet e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot (e diel) zhvillon ndeshjen e parë për vitin 2020, shkruan Gazeta Metro.

Loading...

Në Doha të Katarit, Kosova do përballet në një ndeshje miqësore me Suedinë. Ndeshja fillon prej orës 15:45 – sipas kohës tonë lokale.

Për këtë ndeshje përzgjedhësi, Bernard Challandes, ka vendosur t’i japë hapësirë edhe shumë futbollistëve të Superligës së Kosovës, si dhe disa prej lojtarëve që kanë luajtur me Përfaqësuesen U21.

Më poshtë ne ju sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të dyja përfaqësuesve, pozicionimin në ranglistën e FIFA’s dhe formën nga ndeshjet e fundit.

Mosha mestare: 25,2 është mosha mestare e futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës – 24,9 është mosha mestare e Suedisë.

Vlera në treg: 29,05 milionë euro vlera e Kosovës – 27.55 milionë euro vlera e Suedisë.

Pozita në ranglistën e FIFA’s: Kosova pozicionohet në pozitën e 115’të – Anglia në pozitën e 17’të.

Forma nga 5 ndeshjet e fundit: Kosova ka dy fitore dhe tri humbje – Suedia ka 4 fitore dhe një barazim.

Vlen të theksohet se mosha mesatare dhe vlera në treg janë të bazuar nga futbollistët që janë grumbulluar nga të dy trajnerët për këtë ndeshje./gazetametro.net