Tuesday, February 25, 2020
Lajme

Thaçi: Kosova i beson vetëm SHBA’së, jemi tradhtuar nga Bashkimi Europian

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar dje nga Mynihu se kosovarët i besojnë vetëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo Bashkimi Europian pasi janë tradhtuar nga ata.

Loading...

Thaçi pak para takimi me të dërguarin e posaçëm, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po thotë se Kosova beson në rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi,

Presidenti i Kosovës tha po ashtu se Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga Bashkimi Europian për shkak të mos liberalizmit të vizave nga BE’ja.

“Kosova është e zhgënjyer nga Be’ja dhe e tradhtuar sepse Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj dhe liberalizimi i vizave nuk është bërë. Ndërsa Bashkimit Europian është duke i munguar veprimi politik për shkak të mos unitetit të shteteve brenda BE’së”, është shprehur Thaçi.

“Kosova beson plotësisht në rolin udhëheqës në rolin e SHBA’së dhe presidentit Trump, Pompeot dhe rolin determinues të ambasadorit Grenell në dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaci.

“Kosova do të merr veprimet e veta të përgjithshme në ditët në vazhdim. Veprimet që do ta formojnë Kosovën drejt NATO’s dhe BE’së”.//gazetametro.net